LAJMI I FUNDIT:

Kerry: Turqia të jap provat, më pas të kërkojë ekstradimin e Gulenit

Kerry: Turqia të jap provat, më pas të kërkojë ekstradimin e Gulenit

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se do t’i ndërmarrin hapat e duhur për ekstradimin e kreut të organizatës FETO, Fetullah Gulen, në qoftë se provat e ofruara përputhen me standardet.

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Kerry në Bruksel mbajti konferencë të përbashkët për media me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.


Diplomati amerikan ndër tjerash u përgjigj në një pyetje të drejtuar në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës FETO nga SHBA-të.

“Ende nuk kemi marrë kërkesë ekstradimi në lidhje me Gulenin. Presidenti Erdogan para opinionit kërkoi nga SHBA-të ekstradimin e tij. Unë i thash ministrit të Jashtëm të Turqisë se është e nevojshme që kërkesa e tillë të bëhet në baza ligjore përmes kanaleve të përshtatshme dhe në mënyrë formale. Gjithashtu i thash se në dosjen për ekstradim duhet dërguar prova, dhe jo akuza”, deklaroi Kerry.

Sekretari Kerry tha se duhet parë provat së pari dhe më pas të shikohet përputhshmëria me kërkesën.

“Ne duhet të shohim prova të nevojshme që përputhen edhe me sistemet juridike në shumë vende. Nëse provat përputhen me këto standarde, atëherë nuk kemi asnjë interes të mos e zbatojmë marrëveshjen me Turqinë për ekstradim. Nuk është lëshuar asnjë kërkesë formale. Asnjëherë nuk janë prezantuar prova të këtilla në lidhje me këtë çështje. Ne nuk po ndërmarrim asgjë që pengon marrëveshjen”, u përgjigj Kerry

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori