LAJMI I FUNDIT:

Kërkuan, ua dhashë!

Kërkuan, ua dhashë!

Nga: Bajram Mjeku

Kur në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, përfundoi ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Pogradec, të cilën Partia e Punës së Shqipërisë e konsideronte si njërën nga kryeveprat e Shqipërisë socialiste, një funksionar i Partisë së Punës, kërkoi nga bardi i poezisë shqiptare, Lasgush Poradeci, që “veprës së Partisë” t’ia kushtonte një poezi!


Duke ditur rolin e diktaturës shqiptare, e cila në fillim të kërcënonte e më vonë edhe të eliminonte, sigurisht që Lasgushi i ndërgjegjshëm për situatën, e shkruajti një poezi shkel e shko, më saktë për të nxjerrë veten nga situata në të cilën gjendej.

Pak ditë më vonë, Lasgushi u takua me njërin nga anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ky i fundit iu ankua Lasgushit se poezia që ia kishte kushtuar hekurudhës shqiptare, tingëllonte si të mos ishte e tij dhe nuk kishte as motiv as përkushtim, mbasi Lasgush Poradeci artin poetik e konsideronte hyjnor.

Sapo mbaroi fjalën anëtari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Lasgushi pa u hamendësuar u përgjigj: “Mut kërkuan, mut ju dhashë!”

/Telegrafi/