LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet zgjidhje institucionale për ushqimet që hidhen në Maqedoni

Kërkohet zgjidhje institucionale për ushqimet që hidhen në Maqedoni

Ushqimi i cili vlerësohet si tepricë duhet të përfundojë te familjet të cilat nuk mund t’ia lejojnë vetes atë. Kushtetuta e garanton të drejtën që t’u ndihmohet qytetarëve të cilët janë të rrezikuar. Sipas të dhënave, 450.000 mijë qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa njëkohësisht hidhen rreth 10.000 tonë ushqim në nivel vjetor në vlerë prej 12 milionë eurosh. Është e nevojshme që të ndërmarrim aktivitete për zvogëlimin e numrit të të varfërve, për ngritjen e vetëdijes për shfaqjen e solidaritetit, me qëllim që ata të marrin shujtë.

Këtë e theksuan pjesëmarrësit e debatit publik në temën “Ushqimi si e drejtë themelore njerëzore”, që e organizoi Komisioni i përhershëm mbikëqyrës parlamentar.

Kryetari i Komisionit mbikëqyrës parlamentar për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, Fadil Zendeli tha se ushqimi është e drejtë njerëzore dhe kujdesi për kategorinë e qytetarëve të cilët kanë nevojë për ushqim është detyrim i institucioneve shtetërore.


Zv.ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar tha se është e nevojshme që të ndërmerren aktivitete konkrete në nivel kombëtar dhe lokal për zvogëlimin e numrit të të varfërve dhe të uriturve, ngritjen e vetëdijes që ta tregojnë solidaritetin e tyre dhe sa më shumë persona të marrin shujtë, të shoqërohen shtetet, organizatat qytetare dhe sektori privat që të japë kontribut në zvogëlimin e numrit të personave të uritur.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nefrus Çeliku theksoi se donacioni i ushqimit ka ndikim të madh në implikimet sociale dhe ekonomike në luftën kundër urisë dhe varfërisë.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski tha se në kuadër të iniciativës së tyre “Shujtë për të gjithë” dolën në thirrje publike dhe i ka ftuar të gjitha kompanitë private, organizatat joqeveritare … të ofrojnë zgjidhje inovative e cila do të financohet nga ana e Fondit për bashkëpunim me MPPS, do të zbatohet në praktikë dhe do të jetë sistematike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori