LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet vazhdimi i burgut shtëpiak për kryetarin e Manastirit

Kërkohet vazhdimi i burgut shtëpiak për kryetarin e Manastirit

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dorëzuar kërkesën e radhës në Gjykatën themelore Shkupi 1, për vazhdimin e burgimit shtëpiak të kryetarit të Manstirit, Vlladimir Taleski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë lajm për agjencinë META e ka konfirmuar prokurorja speciale Lençe Ristoska. Përndryshe, Taleski është në burg shtëpiak që nga 16 qershori. Megithëse ndodhet në burg shtëpiak, ai vazhdon të udhëheqë me komunën e Manastirit.


Edhe pse këshillëtarët opozitar në këtë komunë kanë kërkuar sqarime rreth veprimtarisë së Taleskit, ende nuk ka ndonjë reagim të gjykatës, nëse i lejohet një vepmrimtari e tillë kryetarit të komunës, përderisa ndodhet në burg shtëpiak./Telegrafi/