Gjatë vitit 2021 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës(QKRMT) në bazë të konferencës vjetore për “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese 2021” ka realizuar 16 vizita monitoruese në institucionet korrektuese, si dhe nëpër burgjet në Kosovë.
Periudha njëvjeçare e këtij monitorimi kanë qenë të paraqitura shumë probleme brenda burgjeve është përdorur dhunë kundrejt të burgosurve, mungesa e stafit si dhe mungesa e punës për stafin.
Në këtë konferencë u përmend edhe vetëvrasja e të burgosurve, kur u tha se gjatë vitit 2021 janë kryer nëntë vetëvrasje, tri prej të cilave nga persona me çrregullime mendore.
Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se nga ana e këtij institucioni ka gatishmëri për avancimin e institucioneve korrektuese.
Ai shton se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë ndarë një buxhet për ndërtimin e pavijonit ‘D’ ku do të sistemohen 50 të dënuar.
“Ne e vlerësojmë punën e mekanizmave dhe organizatave monitoruese për adresimin e sfidave dhe problemeve kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në qendrat tona korrektuese, kushteve dhe standardeve brenda këtyre qendrave korrektuese. Ministria e Drejtësisë është e hapur dhe shpreh gatishmërinë për vijimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të mirë të avancimit të qendrave tona korrektuese. Në bazë të raportit tuaj vërejmë se gjendja e përgjithshme mbetet e njëjtë me përjashtim të disa zhvillimeve në drejtim të avancimit të trajtimit më të mirë të grupeve të ndjeshme dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore të ndërlidhet me të drejtën e personave të dënuar sikurse të stafit korrektues. Ne si ministri në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kemi ndarë buxhet për të rinovuar pavijonin ‘D’ në qendrën korrektuese në Dubravë ku do të sistemohen mbi 50 të dënuar të kësaj kategorie. Po ashtu sot në Qeveri kanë kaluar tri projektligje për shërbimin korrektues, për ekzekutimin e sanksioneve penale, po ashtu edhe për shërbimin e ligjit sprovues”, ka thënë Sallahu.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, tregoi qëllimin e kësaj konference vjetore.
“Nga 16 vizita monitoruese të realizuara gjatë vitit 2021 tematikat që do të doja t’ua vija theksin është shëndeti mendor, trajtimi dhe vendosja e personave me çrregullime mendore në institucionet korrektuese… Gjatë vitit të kaluar kemi pasur tri vetëvrasje, të tri këto vetëvrasje kanë qenë nga persona me çrregullime mendore që për ne paraqet shqetësim dhe besoj edhe për institucionin korrektues dhe Ministrinë e Drejtësisë paraqet shqetësim më vete. Trajtimi i personave me çrregullime mendore mbetet ende sfidë kryesore në trajtimin e të burgosurve në Kosovë, brenda institucioneve korrektuese nuk ka institucion të veçantë në trajtimi me çrregullimin mendor. Ne e mirëpresim iniciativën kemi qenë edhe vitin e kaluar në një tryezë të përbashkët ku ministrja ka deklaruar që do të angazhohet për gjetjen e një institucioni që personat me çrregullime mendore të kenë tretmanin adekuat, po flas për personat që janë brenda sepse personat që kanë trajtim të detyruar ata duhet të kenë një trajtim tjetër, por për personat të cilët janë brenda vuajtjes së dënimit”, tha ajo
Ndërsa zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ali Gashi, tregoi për gatishmërinë e institucioneve korrektuese për monitorim.
Gashi përmendi edhe mungesën e stafit në këto institucione.
Zëvendësdrejtori përmend edhe programet rehabilituese, ku tha se vetëm me këto programe do të ketë numër të pakët të rasteve të viktimave.
“Në fakt ne nuk kemi në të gjitha institucionet ushtrues detyre por ne kemi vetëm tri pozita të drejtorëve të cilat janë të pambuluara dhe që jemi konfort që këto procedura t’i zhvillojmë komfort ligjit për zyrtarë të problemeve dhe akteve të tjera nënligjore në bazë t5ë të cilave parashihet kjo çështje. Mungesa e stafit konsideroj që ka por jo në tonësi por në disa fusha vërehet mungesa e stafit, por një çështje do të duhet ta kemi parasysh edhe si shërbim korrektues por edhe më gjerë sepse një numër të stafit që kemi kryesisht staf korrektues e kemi të një moshe të vjetruar që ndikon në efikasitetin e rezultateve të punës për sa i përket sigurisë. Çështja tjetër, mungesë të stafit kemi tek zyrtarët socialë që në bazë të disa standardeve ne do të duhej të kemi një numër më të madh të zyrtarëve social sepse zyrtarët social janë në kontakt me personat të privuar nga liria dhe kontributi i tyre është i pamohueshëm”, tha ai
Monitorimi i vizitave në qendrat korrektuese është bërë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën e Paraburgimit në Prizeren, Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Qendrën Korrektuese në Dubravë, Qendrën Korrektuese në Dubravë, Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën Korrektuese në Dubravë, njofton KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe