LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas

Kërkohet shfuqizimi i vendimit për mbylljen e tri shkollave në Drenas
Foto: Ilustrim

Kuvendi Komunal i Drenasit nesër mban seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godanc dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim.

Sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka qenë se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të nxënësve e as mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla.


Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar ndaj mbylljes së shkollave në komunën e Drenasit, duke e quajtur të pabazuar,  të gabuar dhe veprim të padrejtë.

Edhe prindërit e nxënësve të këtyre shkollave kanë shprehur shqetësimin dhe  kanë kërkuar anulimin e vendimit.

MASHT ka paralajmëruar se do t’i dërgojë edhe zyrtarisht shkresë Komunës së Drenasit me shpresën se kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe nxënësit do të kthehen në shkolla.

“MASHT nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, andaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MASHT është joligjore”, pati deklaruar ministri Bytyqi, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori