LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që të kthehet në rigjykim rasti i Donjeta Pajazitajt

Kërkohet që të kthehet në rigjykim rasti i Donjeta Pajazitajt

Rrjeti i Grave të Kosovës ka mbajtur një protestë para Gjykatës së Apelit në Prishtinë ku kanë kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitajn, vajzës nga Strellci e cila u vra më 9 nëntor të vitit 2015.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupit të Grave, ka thënë se e kanë organizuar këtë protestë për të kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të marrin seriozisht rastin e Donjeta Pajazitajt.

Ja si u vra Donjeta Pajaziti!
Lexo po ashtu Ja si u vra Donjeta Pajaziti!

“Jemi dal në këtë protestë paqësore t’u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta marrin seriozisht rastin e të ndjerës  të rishikojnë edhe një herë të gjitha gjetjet nga Gjykata Themelore në Pejë e cila e shpalli të pafajshëm të dyshuarin kryesor. Ne bëjmë thirrje që të shikohet edhe njëherë nëse ky vendim ka qenë i drejtë dhe të shihet në rast nëse ai i dyshimtë nuk është shkaktari i vrasjes të gjendet vrasësi i Donjetës dhe ai të sillet para drejtësisë”, tha ajo.


Berisha tha se po kërkojnë drejtësi edhe për të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore.

Ja çka tha para gjykatësit i dyshuari për vrasjen e Donjeta Pajazitit (Video)
Lexo po ashtu Ja çka tha para gjykatësit i dyshuari për vrasjen e Donjeta Pajazitit (Video)

“Sot kemi dalë t’i përkrahim familjarët dhe të bëjmë më shumë presion tek organet e drejtësisë jo vetëm për këtë rast por edhe të gjitha rastet e dhunës në baza gjinore që të merren seriozisht dhe të trajtohen seriozisht dhe të gjenden ushtruesit e dhunës”, tha Berisha.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt ishte arrestuar si i dyshuar kushëriri i saj Naser Pajazitaj, por i njëjti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori