LAJMI I FUNDIT:

Ja si u vra Donjeta Pajaziti!

Ja si u vra Donjeta Pajaziti!

Deçanasja Donjeta Pajaziti është vrarë me dy plumba në kokë. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic, burime brenda mjekësisë ligjore kosovare.

LEXO PO ASHTU:
Flet nëna e Donjeta Pajazitit: Ma krenare jam që e kam në arkivol, se me qenë me vrasësin! (Video)
Varroset Donjeta Pajazitaj

Sipas këtyre burimeve, trupi i saj është gjetur i dekompozuar dhe e skeletonizuar. Sipas këtyre burimeve, Donjeta Pajaziti dyshohet se është vrarë në ditët e para kur ajo u raportua se kishte humbur.


“Ajo është ekzekutuar me dy plumba në kokë. Është gjetur sfera e njërit plumb dhe dyshohet të jetë 9mm”, ka thënë ky burim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, ajo ka qëndruar ashtu e vrarë derisa para disa ditësh u gjet nga një qytetar i asaj ane.

“Nuk kishte shenja se ishte dhunuar. Megjithatë, ishte me pantallona gjysmë të zhveshur”, ka thënë ky burim brenda mjekësisë ligjore, duke shtuar se ajo nuk ishte shtatzënë.

Rastin e autopsisë së Donjeta Pajazitit e ka udhëhequr mjeku ligjor, Dr. Naim Uka.

“Aq shumë është dekompozuar saqë në kokën e saj mund të shiheshin eshtrat”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Donjeta Pajaziti, ishte gjetur e vdekur më 17 dhjetor në Bjeshkët e Strellcit.

Donjeta Pajaziti qe zhdukur gjashtë javë më parë, rreth orës 14:00, tek po shkonte në punë, vetëm disa qindra metra pasi ishte larguar nga shtëpia e saj.

Nëna e saj, Lumnije Pajaziti nga Strellci, është shprehur se vajza e saj nuk ishte me askënd në hasmëri apo në një lidhje emocionale. Por, është e bindur se të bijën ia vrau një mashkull.

“Qysh ka qenë faqebardhe, i erdh edhe të vdesë faqebardhe”, është shprehur nëna e 24-vjeçares, që është krenare me të bijën.