LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për fajde

Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për fajde
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka arrestuar edhe një të pandehur E.D, (zyrtar policor) i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.


Një muaj paraburgim për 16 të pandehurit për fajde e detyrim në Pejë
Lexo po ashtu Një muaj paraburgim për 16 të pandehurit për fajde e detyrim në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri  në  ndriçimin e plotë të këtyre  çështjeve  penale. /Telegrafi/