Kërkohet paraburgim për burrin që tentoi ta vriste djalin e tij në Vushtrri

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar paraburgim për të dyshuarn D. B., i cili nga e njëjta prokurori dyshohet se dy muaj më parë tentoi ta vrasë djalin e tij.
Me këtë rast, Prokuroria po e akuzon atë për veprën penale- vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
D. B., ishte në arrati që nga 28 korriku 2025, ndërsa është arrestuar nga organet e rendit nën dyshimin për dy vepra penale, vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës më 14.11.2025, njoftoi për arrestimin e babait për tentim vrasjen e të birit.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se pas një pune operative është arrestuar një person me iniciale D.B., i cili prej muajsh ka qenë në kërkim, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””- thuhet në njoftimin e prokurorisë.Në anën tjetër në raportin ditor të Policisë jepen detaje edhe për kohës e arratisë së të dyshuarit nga organet e rendit.
Në bazë të njoftimit të Policisë, rasti ishte regjistruar më 28.07.2025 në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri ndërsa deri më 14.11.2025 i dyshuari ishte në arrati.
Pasi ishte njoftuar edhe prokuroria për arrestimin, i dyshuari është intervsituar e më pas me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.



















































