LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndalimi i prerjes së drunjve në Malin Sharr

Kërkohet ndalimi i prerjes së drunjve në Malin Sharr

Mali Sharr çdo ditë e më shumë është duke u dëmtuar nga prerja e drunjve. Këtë e bëjnë njerëzit e papërgjegjshëm. Aktivistët dhe shoqatat ankohen se prerja e drunjve në Malin Sharr është duke ndodhur në çdo stinë të vitit dhe i njëjti është duke u dëmtar. Mali Sharr është duke u prerë edhe jo vetëm në pyjet që gjenden përreth fshatrave por edhe në vende tjera ku pyjet priten duke u zhveshur në tërësi pa asnjë kriter për prerje.

“Në pjesë tjetër të Malit Sharr ka prerje ilegale të prerjeve ku mund të them se nuk është nga banorët lokal por është prerje e organizuar pasi që është prerje që zhvesh pyjet, gjë që banorët lokal bëjnë prerjen me kujdes pasi që kanë edhe pronat e tyre aty, ndërsa kjo është prerje që zhvesh pyjet edhe është e tmerrshme edhe për tu parë”, – thotë Jovan Bozhinovski nga klubi malor Luboten.

Gjatë dimrit kemi edhe rrëzim të drunjve në Malin Sharr gjë që nuk kompensohen apo mbjellën nga ana institucioneve. E kjo bën edhe më shumë të dëmtojnë imazhin e malit Sharr , ku edhe pritet të shpallet si park nacional.

Nga policia pyjore pranojnë se kanë mungesë të kuadrit që të mbulojnë tërë Malin Sharr pasi që të punësuar janë vetëm 18 persona, e rajoni është shumë i madh.

Në dispozicion tani kanë vetëm dy automjete dhe tani policia pyjore funksionon me thirrje apo paraqitjen të rasteve apo patrullime. Për rruajtje të malit do të duhet të organizohen më shumë prerje të fshatit në mënyrë ligjore pasi që shumica e fshatrave malore ngrohen me dru dhe në këtë mënyrë nuk do të kemi prerje ilegale por të kontrolluar. Numri i prerje ilegale tani ka rënë dukshëm”,  deklaruan nga Policia Pyjore.

Të ndërpritet prerja ilegale do të duhet të ketë polici rajonale e cila do të përkujdeset, për një rajon të caktuar. Kundër druprerësve në shumicën rasteve ka edhe procedura të përfunduara gjyqësore, por ata ose janë jashtë shtetit ose janë raste sociale, thonë nga policia pyjore

Nga Shoqata malore thonë se qëllimi është që Malin Sharr ta shndërrojnë në një vend turistik me çka është edhe duke u punuar në këtë aspekt. Tërheqja e turistëve në mal është sfidë më vete pasi që shihet se si drunjtë janë dëmtuar edhe janë prerë edhe përgjatë shtigjeve të ecjes është një pasqyrë shumë e keqe edhe për turistët e huaj apo vendorë që vizitojnë Malin Sharr./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori