Kërkohet ndalim i pjesshëm i burkës në Gjermani

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, kërkoi, pas një mbledhje me homologët e tij konservatorë të landeve gjermane, një ndalim të pjesshëm të burkas, kryesisht në administratën publike dhe sallat e mësimit.
“Ne jemi dakord që të ndalojmë burkën, ne jemi gjithashtu dakord që të vendosim ligjërisht parimin për të treguar fytyrën aty ku është e nevojshme për shoqërinë tonë, në timon, gjatë procedurave administrative, në shkolla dhe universitete, në shërbimet publike, para gjykatave”, tha ai për kanalin televiziv ZDF.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































