Të mërkurën në konferencën “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”, u theksua nevoja për përpjekje gjithëpërfshirëse për luftimin e dezinformimit.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se dezinformatat për Kosovën vijnë më shumë nga Rusia dhe Serbia.


“Po punojmë për të forcuar komunikimin ndërinstitucional dhe mbështesim një mjedis ku informacioni është i saktë”, tha ai.

Lidhur me këtë ka folur edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eavamari Laaksonen.

Ajo theksoi nevojën për luftim të dezinformatave.