OBRM-PDUKM nuk heq dorë nga ideja që parlamenti i ri të miratojë një ligj mbi origjinën e pronës së politikanëve. Partia paralajmëroi se nisma për një zgjidhje të tillë ligjore është përparësi për grupin e tyre parlamentar. Sipas tyre, ligji duhet të mbulojë zyrtarët aktual dhe të mëparshëm, por edhe të kontrollojë pronat e familjeve të tyre.
“Ne presim që të marrim mbështetje për këtë edhe nga partitë tjera. Të mos mbetet vetëm në përpjekje deklarative pasi të gjithë liderët e tjerë politikë këtë e premtuan për opinionin, por nuk e përmbushën. Prandaj, një nga hapat e parë që do të ndërmarrim në Parlament do të jetë Ligji për origjinën e pronës së politikanëve“, tha Dimce Arsovski, OBRM-PDUKM.
Sipas deklaratës së sotme të partisë së LSDM-së, ata dhe BDI në negociatat për formimin e qeverisë së re, mbështetën procesin e kontrollit të pronave të zyrtarëve.
“Partitë bien dakord për pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe kapitalit të secilit zyrtar, përmes një sistemi për të cilin do e bëjmë bashkërisht”, thonë nga LSDM
Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, theksuan se ata mund të propozojnë një ligj të tillë në Parlament, para OBRM-PUKM-së.
“Në programin tonë qëndron se ne qëndrojmë fort pas postulatit të shtetit të së drejtës, departizimit të gjyqësorit dhe administratës shtetërore, dekriminalizimit të shoqërisë, por gjithashtu do të mbështesim këdo që të propozojë një ligj, por ne mund të propozojmë një projektligj para të gjitha partive tjera”, thonë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa.
Pyetëm edhe BDI-në nëse ata do të mbështesin nismën eventuale të OBRM-PDUKM-së, por, nuk ka përgjigje. Para zgjedhjeve të 15 korrikut, kreu i partisë Ali Ahmeti nëpër tubimet e partisë tha se ai mbështet vetingun në të gjitha fushat – politikë, drejtësi dhe Ministrinë e Brendshme./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak