LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet hudhja e aktakuzës për vrasjen që kishte ndodhur me 1999 në fshatin Rudicë të Klinës

Kërkohet hudhja e aktakuzës për vrasjen që kishte ndodhur me 1999 në fshatin Rudicë të Klinës

I akuzuar Bujar Bajraktari, përmes mbrojtësit të tij, avokatit Besim Tafa, ka kërkuar hudhjen e aktakuzës që e ngarkon atë me veprën penale të vrasjes.Ai akuzohet se me 29 gusht 1999, rreth orës 18:00, në fshatin Rudicë të Komunës së Klinës, me dashje e ka privuar nga jeta të ndjerin Cenë Malisheva, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Pejë, avokati Tafa ka deklaruar se mbetet pranë kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.


Sipas tij, aktakuza e ngritur ndaj klientit të tij është e palejueshme, e parregullt, me arsyetimin se e njëjta është parashtruar në gjykatë jashtë afatit të parashikuar me ligj.

Avokati Tafa tha se provat nga akuza janë mbledhur pasi që Prokuroria Themelore në Pejë ka nxjerrë aktvendim për pushim të hetimeve, e të cilat janë marrë në Gjermani në vitin 2019, me ç’rast janë të pa pranueshme, pasi që të njëjtat janë marrë jashtë afatit për përfundim të hetimeve.

Po ashtu avokati Tafa tha se sipas dispozitivit të aktakuzës, i mbrojturi i tij mund të akuzohet vetëm për veprën penale “lëndim i rëndë me pasoja të vdekjes”, me arsyetimin se në asnjë mënyrë me provat të cilat është mbështetur akuza nuk mund të përcaktohet pa mëdyshje  qëllimi i të akuzuarit për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet.

Deklarimet e avokatit Tafa, i mbështeti edhe i akuzuari Bajraktari, i cili shtoi që gjatë qëndrimit në paraburgim është duke iu rrezikuar jeta.“Jam ushtar i luftës, unë jam edhe i rrezikuar në burgun nga drogirashat e hajnat.

Kam qenë 20 minuta pa ndjenja, në burg kom kërkua mbrojtje speciale për te cilën tani edhe e kam, e tani qe 1 muaj jam në dhomë vetëm dhe as nuk dal në shëtitje”, deklaroi ai. Kurse deklarimet e avokatit Tafaj i kundërshtoi prokurori i çështjes, Ardian Hajdaraj, i cili  tha se akuza dhe provat janë të bazuara mirë dhe nuk janë parashkruar.

Sipas prokurorit, në këtë çështje, në bazë të provave që është mbështetur akuza, nuk ka pasur vend tjetër siç pretendon mbrojtja e të akuzuarit dhe se sipas tij, në këtë vepër penale nuk kemi parashkrim të veprës dhe as të ndjekjes penale, ngase tha se hetimi dhe ngritja e akuzës është në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale dhe mendimin juridik të Gjykatës Supreme.

I njëjti kërkoi nga gjykata që aktakuza të konfirmohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.Pasi që palët përfunduan deklarimet e tyre, gjykatësja Violeta Husaj- Rugova konstatoi se seanca e shqyrtimit të dytë gjyqësor ka përfunduar, kurse palët do të njoftohen me kohë për vendimin.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur më 7 shkurt 2020, i pandehuri Bajraktari akuzohet se me 29 gusht 1999, rreth orës 18:00, në fshatin Rudicë të Komunës së Klinës, me dashje e ka privuar nga jeta të ndjerin Cenë Malisheva nga fshati Kijevë, Komuna e Klinës.

Sipas hetimeve të cilat kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj të pandehurit, theksohet se në ditën kritike i pandehuri kishte pasur një mosmarrëveshje me viktimën në oborrin e tani të ndjerit.

Sipas Prokurorisë së Pejës, pas fjalosjes mes tyre, i pandehuri e kishte goditur viktimën me shuplak e pastaj nga një qerre kali nxjerr një shufër druri dhe me të e godet viktimën në anën e pasmë të kokës, me ç’rast i ka shkaktuar plagosje të rëndë trupore me gjakderdhje të brendshme, ku nga shkaku i të cilave plagë, viktima ka vdekur me 30 gusht 1999 në Spitalin Regjional në Pejë. /BetimipërDrejtësi/.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori