LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet drejtësi për masakrën në Fortesë

​Kërkohet drejtësi për masakrën në Fortesë

Rahoveci sot (e shtunë) po shënon 24-vjetorin e disa masakrave që ndodhën njëkohësisht në tri fshatra të saj e ku mbetën të vrarë qindra shqiptarë të pafajshëm nga ushtria serbe dhe malazeze. 24 vjet më parë, më 25 mars 1999, u përjetësuan 68 martirët e Fortesës.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, para familjarëve në varrezat e martirëve deklaroi se pavarësisht se kalojnë vitet plagët mbeten të hapura.


Ai kërkoi dënimin e urdhërdhënësve dhe të atyre që zbatuan planin për shfarosjen e shqiptarëve.

“Vrasja e masakrimi i njerëzve të pambrojtur në fshatin Fortesë është vetia e tyre që vetëm me gjak e rrënoja mund të jetojnë dhe që nuk mund ta imagjinojnë të jetojnë në një hapësirë me vendasit e lashtë. Vrasjet, dëbimet, gjymtimet, dhunimet dhe shkatërrimet e pasurisë e trashëgimisë sonë kulturore përbënë bazë të fortë për drejtësinë vendore e ndërkombëtare për të ndëshkuar urdhërdhënësit dhe zbatuesit e këtij plani gjenocidial të ideuar e orkestruar nga qarqe intelektuale e akademike të Beogradit zyrtar”, tha Latifi, raporton KP.

Latifi tha se është e trishtueshme që bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të pranojë faktin që të gjitha këto mizor janë hartuar e zbatuar nga intelektualë në Serbi.

Ai tha se fshati Fortesë i ka dhënë shumë Kosovës.

“Fortesa nuk ka vetëm numrin e madh të të martirizuarve por nga ky fshat dolën shumë luftëtarë e veprimtarë që e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes së tyre po ashtu në fushë të nderit kanë rënë shumë dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend. Ky gjak, kjo sakrificë na obligon të vazhdojmë duke mos ndjerë lodhje asnjëherë për të bërë më të mirën për njerëzit tanë. Të qëndrosh në këto pozicione është nder e detyrim por edhe përgjegjësi. Ky është obligimi që i kemi vënë vetes, sepse kështu na obligon gjaku i derdhur. Na obligojnë të gjithë këto varre dhe lotët e nënave, motrave e fëmijëve, që me lot në sy e me zemër të thyera kërkojnë edhe sot e do të kërkojnë deri në fund drejtësi”, tha Latifi.

Para se të ndalonte në Fortesë, Latifi me bashkëpunëtorë bëri homazhe edhe në fshatin Brestoc.

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori