Kërkohet angazhim për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Haki Kosumi, koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës ka përmendur edhe bisedimet me Serbinë, duke kërkuar që në këto bisedime, kurdo që të mbahen të përfshihen edhe familjarët e të zhdukurve.
Ai me këtë rast tha se shumica e premtimeve të dhëna prej pushtetarëve nuk janë plotësuar.
Sipas tij nuk është realizuar premtimi për miratimin e ligjit për të zhdukurit e luftës 98-99, nuk është hartuar lista e konsoliduar e të zhdukurve në Kosovë, e po ashtu nuk ka përfunduar çështja e 400 mbetjeve mortore.
Kosumi ka përmendur edhe disa shqetësime që aktualisht preokupojnë familjarët e të zhdukurve, si raportet në mes udhëheqësve vendorë dhe ndërkombëtarë në Zyrën për mjekësi ligjore dhe raportin e Dick Marty. /Telegrafi/










































