LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet angazhim më i madh për procedimin e projektligjeve

Kërkohet angazhim më i madh për procedimin e projektligjeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin e sotëm me kryetarët e komisioneve, kërkoi angazhim më të madh për procedimin e projektligjeve, duke ua përkujtuar atyre se një mori projektligjesh nuk iu kanë nënshtruar akoma leximit të parë, ndërkaq numri i atyre që do të kalojnë në dëgjimin e dytë është akoma i madh.

“Ai tha se në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare janë 39 projektligje, 7 projektligje prej tyre 3 marrëveshje ndërkombëtare, janë në procedurën e shqyrtimit në seancë plenare, dy projektligje të gatshme për shqyrtim të dytë në seancë plenare, 29 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare, 10 projektligje, për mendim në Qeveri, të cilat pritet të procedohen nga Kryesia e Kuvendit.


Kreu i Kuvendit, po ashtu bëri të ditur se 9 projektligje, në mesin e të cilëve edhe ai për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ai mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, duhet të procedohen në seancë plenare deri më 31 mars”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana e tyre, kryetarët e komisioneve pasi raportuan për gjendjen e projektligjeve në procedurat e shqyrtimit të tyre, thanë se shumica nga projektligjet do të procedohen në harmoni me afatin e paraparë sipas rregullores së Kuvendit.

Ata po ashtu u zotuan për një efikasitet edhe më të shtuar lidhur me projektligjet që kanë të bëjnë me agjendën e integrimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori