LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen masa urgjente nga Qeveria e Maqedonisë kundër ndotjes së mjedisit jetësor

Kërkohen masa urgjente nga Qeveria e Maqedonisë kundër ndotjes së mjedisit jetësor

Trembëdhjetë nisma qytetare dhe shoqata kërkojnë nga Qeveria të ndërmarrë hapa konkret dhe urgjent për përmirësimin e gjendjes së mjedisit jetësor në Maqedoni me theks të veçantë ndaj ajrit dhe tokës që janë skajshmërisht të ndotura, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në këtë nismë të dorëzuar te të gjitha institucionet kompetente, në detale janë cekur kërkesat dhe afatet kohore kur pritet të realizohen ata deri në fund të vitit 2018.

“Duke pasaur parasysh ndotjen kronike të ajrit në shkallë alarmante në Maqedoni, kërkojmë përmirësime urgjente të cilësisë së ajrit dhe tokës, që janë në lidhje të ndërsjellë sa i përket pastërtisë së tyre”, thuhet në nismën, me të cilën kërkohet rishikim i tërësishëm i ligjeve në lidhje me mjedisin jetësor.

Organizatorët e nismës kërkojnë rritjen e transparencës së institucioneve dhe mundësimin e lehtë dhe të shpejtë deri te informatat, bashkëpunim me sektorin qytetar, formimin e grupeve të punës për pjesëmarrje gjatë përpunimit dhe ndryshimeve të ligjeve, rregullave dhe dokumenteve strategjike.

Gjithashtu konsiderojnë se është e nevojshme të sigurohen mjete të mjaftueshme materiale, pjesë rezerve për instrumentet matëse që të mund të bëhet matje e vazhdueshme e cilësisë së ajrit dhe elementeve tjera të mjedisit jetësor, përforcim me kuadër ekspertësh, pajisje, stërvitje, inspektime profesionale dhe të përgatitura mirë për realizim të suksesshëm të projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e mjedisit të degraduar jetësor, mbrojtje, mbikëqyrje dhe informim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori