Kërkohej për plaçkitje dhe sulm me kazmë, dhjetëra pjesëtarë të njësisë speciale angleze e arrestojnë të riun në kampusin e universitetit (Video)

6:"© BBC
Forca të shumta të policisë kanë arrestuar sot një 25-vjeçar në ambientet e universitetit Lincoln, lidhur me një plaçkitje ku një burrë është sulmuar me kazmë.
Dhjetëra policë të armatosur deri në dhëmbë ishin futur në kampusin e universitetit dhe kishin detyruar të riun të gjunjëzohet dhe dorëzohet, derisa studentët e tmerruar nga ajo çfarë po shihnin nuk e dinin se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.
Policia e Lincolnshire në Angli, ka konfirmuar arrestimin e të riut i cili ishte parë duke shëtitur lirshëm nëpër kampusin e universitetit.
"Personi i arrestuar dyshohet për një plaçkitje, ku në ato momente kishte sulmuar një burrë me kazmë", thuhej në një komunikatë të lëshuar nga policia angleze. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































