LAJMI I FUNDIT:

Kërkimet në internet mund të parashikojnë “kulmet” e rasteve me COVID-19 deri në 17 ditë para se të ndodhin – zbulon një studim

Kërkimet në internet mund të parashikojnë “kulmet” e rasteve me COVID-19 deri në 17 ditë para se të ndodhin – zbulon një studim

Aktiviteti i kërkimit në internet i bërë përmes Google mund të ndihmojë në parashikimin e “kulmit” të rasteve me Covid-19 deri në 17 ditë më parë, zbulon një studim i ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit nga University College London krijuan modele kompjuterike të bazuara në frekuencat e kërkimit në internet për të fituar njohuri rreth prevalencës së sëmundjes në shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.


Siç thuhet më tej, modele të bazuara në kërkime në internet, të parashikuara me sukses, konfirmuan rastet me Covid-19 dhe vdekjet, përkatësisht me 16,7 dhe 22,1 ditë.

Analiza e ekipit ishte ndër të parat për të gjetur një lidhje midis incidencës së rasteve Covid-19 dhe kërkimeve në lidhje me simptomat e humbjes së ndjenjës së nuhatjes dhe skuqjes së lëkurës – dy simptoma të sëmundjes që renditen nga autoritetet shëndetësore në Angli.

Andaj, të dhënat e kërkimit në internet duhet të përdoren me ‘qasje më të vendosura’ për të zhvilluar metoda të mbikëqyrjes së shëndetit publik për Covid-19 dhe sëmundje të tjera të reja infektive, thonë ekspertët.

“Ky studim ofron një seri të re mjetesh që mund të përdoren për të ‘ndjekur’ Covid-19”, tha autori kryesor i studimit, Dr Vasileios Lampos në University College London.

“Ne kemi treguar që qasja jonë funksionon në vende të ndryshme, pavarësisht nga ndryshimet kulturore, socio-ekonomike dhe klimatike”.

Studiuesit e “UCL” përdorën profilin e simptomave të Covid-19 për të zhvilluar modele të prevalencës së tij duke parë kërkime të lidhura me simptomat përmes Google.

Ata pastaj rikalibruan këto modele për të zvogëluar paragjykimin në këto ‘sinjale’ që u shkaktuan nga interesi publik – me fjalë të tjera, efekti që ka mbulimi mediatik në kërkimet në internet.

Tre simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë një temperaturë e lartë, një kollë e re dhe e vazhdueshme dhe një humbje ose ndryshim i ndjenjës së nuhatjes ose shijes.

Aty renditen gjithashtu simptoma më pak të zakonshme, duke përfshirë dhimbje, dhimbje koke dhe një skuqje të lëkurës.

Siç bëhet e ditur, modeli u aplikua në disa vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Italinë, Australinë dhe Afrikën e Jugut, ndër të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori