LAJMI I FUNDIT:

Me kërkesë të NATO-s, Rumania dërgon edhe 130 ushtarë shtesë në Kosovë

Me kërkesë të NATO-s, Rumania dërgon edhe 130 ushtarë shtesë në Kosovë

Ministria rumune e Mbrojtjes ka bërë të ditur se KFOR-it i janë shtuar edhe 130 ushtarë rumunë.

Edhe 130 ushtarë rumunë I janë shtuar KFOR-it për shkak të kërkesës që ka bërë selia e NATO-s.


Lajmin e ka bërë të ditur ministria rumune e Mbrojtjes e cila thotë se tashmë numri i ushtarëve rumunë në Kosovë shkon në 210.

“Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në misionin e NATO-s në Kosovë, me gjithsej 130 ushtarë”, thuhet në njoftimin e ministrisë rumune të Mbrojtjes.

Në njoftim tregohet se si është marrë vendimi për shtimin e forcave.

“Vendimi për shtimin e forcave rumune është marrë si rezultat i autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për plotësimin e forcave për menaxhimin e situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor”, thuhet tutje në njoftim.

Rumania ka supozuar, se si një aleat i NATO-s dhe vend anëtar i Bashkimit Evropian, do të kontribuojë me forcat dhe mjetet ushtarake që ka në dispozicion për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rumania aktualisht ka të angazhuar 250 ushtarë në Bosnje dhe me kontingjentin që është dërguar sot në Kosovë, numri i ushtarëve të saj në KFOR shkon në 210./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori