LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi babanë e paralizuar, Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim

Sulmoi babanë e paralizuar, Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të dyshuarit N.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulm në tentativë’’ nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 01 janar 2019, rreth orës 21:00, në Gjilan, i dyshuari N.B., me dashje dhe nën ndikimin e alkoolit, ka tentuar të përdorë forcë ndaj babait të tij, të dëmtuarit R.B., në atë mënyrë që pasi kthehet në shtëpi, në gjendje të dehur, fillimisht ka thënë disa gjëra në shtëpi dhe me një tastaturë tenton t’a godet të dëmtuarin, i cili është i paralizuar, derisa aty kanë ndërhyrë anëtarët e tjerë të familjes dhe e kanë penguar.

Prokuroria, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, për shkak që i njëjti edhe më parë kishte shkaktuar probleme në familje, si dhe ndikimi tek dëshmitarët dhe nëse do të qëndronte në liri do të pengonte rrjedhën normale të zhvillimit të mëtejmë të procedurës penale, transmeton Telegrafi


Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori