LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë për interpelancë në Parlamentin e Zvicrës për Kosovën – këto janë pikat që pritet të diskutohen

Kërkesë për interpelancë në Parlamentin e Zvicrës për Kosovën – këto janë pikat që pritet të diskutohen

Deputeti dhe co-presidenti i Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Reto Nause, ka ngritur një kërkesë për interpelancë me qëllim të marrjes së përgjigjeve nga qeveria zvicerane mbi procedurat e gjata të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo nismë është ndërmarrë pas iniciativës së Sali Bislimit, drejtorit të organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, dhe ka fituar mbështetjen e plotë të shtatë parlamentarëve të tjerë zviceranë, duke përfshirë figura të njohura si Cédric Wermuth, Philippe Nantermod, Jacqueline De Quattro, Maitre Vincent, Andreas Mayer, Léo Muller dhe Marc Jost.


Këta deputetë, të cilët janë bashkë-nënshkrues të interpelancës, kanë kërkuar nga qeveria zvicerane të qartësojë qëndrimin e saj në pesë pyetje të rëndësishme.

Pyetjet ngrenë çështje të ndryshme, duke filluar nga gjendja e sigurisë në veri të Kosovës, roli i Zvicrës në sigurimin e stabilitetit politik, vlerësimet për deklaratat e presidentit serb që nxisin frikën e konflikteve të armatosura, ndikimi i procedurave ligjore ndaj Thaçit në stabilitetin e Kosovës, dhe ecuria e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë EFTA-Kosovë.

Përgjigja nga qeveria zvicerane pritet të jepet gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, që do të mbahet nga 27 maj deri më 14 qershor.

Sali Bislimi, i cili jeton në Zvicër dhe është nismëtar i kësaj kërkese, ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare në Zvicër, përfshirë afërsisht 250,000 shqiptarë nga Kosova.

Ai vuri në dukje se situata në Kosovë është e lidhur ngushtë me komunitetin në Zvicër:

“Nëse situata në Kosovë del jashtë kontrollit, Zvicra do të preket drejtpërdrejt. Prandaj, kontributi i Zvicrës për stabilitetin në Kosovë nuk është vetëm një çështje e brendshme, por edhe një investim në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e vetë Zvicrës,” shprehet Bislimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori