LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat para sezonit të mbjelljes: Të rritet çmimi grumbullues i duhanit në Maqedoni

Kërkesat para sezonit të mbjelljes: Të rritet çmimi grumbullues i duhanit në Maqedoni

Kultivuesit e duhanit nuk janë të kënaqur me çmimin mesatar të deritanishëm prej afër 200 denarë dhe kërkojnë që për sezonin e ri të rriten çmimet grumbulluese të duhanit. Ato përmes shoqatave të tyre do të angazhohen që të zgjidhen problemet e çmimeve të ulëta nëpër klasa të ndryshme të duhanit, duke shtuar se janë rritur edhe çmimet e jetesës dhe të prodhimtarisë së duhanit nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër ankohen se shpesh çmimi grumbullues nuk përkon me cilësinë dhe bile ndodh që as nuk mbulon edhe koston e prodhimtarisë.

“Përskaj rritjes së çmimit grumbullues së duhanit sipas klasave në raport me harxhimet prodhuese para nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, barazimit të subvencioneve në 90 denarë për të gjithë klasat e duhanit, edhe kultivuesit e duhanit duhet të përfshihen në masë n e “naftës së gjelbër”, thotë Igor Mirçevski koordinator i katër shoqatave të duhanit. Sipas tij, këto kërkesa janë reale për të arritur një prodhimtari rentabile të duhanit, për shkak se tani po punohet me humbje me harxhime prej 217 denarë për kilogram me çmim grumbullues prej 200 denarë. Vlerësohet se me një çmim mesatar prej 240 deri 250 denarë , bujqit do të kishin leverdi prej kësaj veprimtarie të mundimshme.

Në ndërkohë kultivuesit e duhanit kanë fituar pesë milionë euro si masë për përkrahjen e tyre nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në kuadër të masave anti krizë përgjatë pandemisë. Njëherësh, nga viti 2017, kultivuesit e duhanit fitojnë subvencione më të larta, dhe atë 80 denarë subvencion për cilësinë e parë të duhanit, 70 denarë për klasën e dytë dhe 60 denarë për klasën e tretë për një kilogram duhan.


Gjithashtu, nga viti 2023 edhe kultivuesit e duhanit dhe fermerët e tjerë, do të fitojnë avans prej 30 për qind të subvencioneve, pas përfundimit të kontrolleve administrative dhe atyre në teren.

Prej shtatorit të këtij viti deri në muajin dhjetor përfituesit e parë të këtij modeli të ri do të jenë kultivuesit e mollës që për subvencionin për shembull prej 50 mijë denarë për hektarë do të fitojnë që përpara 12 mijë denarë, ndërsa pjesën e mbetur do ta fitojnë deri në muajin maj si deri tani.

Në ndërkohë, përkundër ndarjes së madhe të subvencioneve nuk po shënon rritje prodhimtaria e duhanit në vend. Përkundrazi të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2014 janë prodhuar 27.578 mijë tonë duhan, ndërsa gjashtë vite më vonë kjo prodhimtari është ulur në 26.112 mijë tonë në vitin 2020. Edhe analizat e tjera tregojnë se në 15-16 vitet e fundit në vend në mesatare po prodhohet afër 25 mijë tonë duhan në vit.

Sivjet pritet të grumbullohen 22 mijë tonë duhan në bazë të marrëveshjeve të kontraktuara midis tregtarëve dhe prodhuesve. Numri i kultivuesve të duhanit po shënon një trend në rënie nga 42.622 në vitin 2010 në 19.702 në vitin 2020. Kjo periudhë shquhet me një migrim masovik nga fshati në qytet si dhe ikja nga kultivimi i duhanit, duke marrë parasysh se ai kërkon një punë të mundimshme dhe të vështirë. Njëherësh gjeneratat e reja nuk janë edhe aq të interesuara për këtë veprimtari bujqësore dhe po orientohen ndaj profesioneve të tjera profesionale, thonë ekspertët. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Lajme
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Lajme
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Jehona Hulaj
Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Sociale
Largimi i masave ndaj mallrave të Serbisë, Haradinaj për Kurtin: Popullit i shet propagandë, e Serbisë i bën koncesione

Largimi i masave ndaj mallrave të Serbisë, Haradinaj për Kurtin: Popullit i shet propagandë, e Serbisë i bën koncesione

Lajme
Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit

Policia bastis Ministrinë e Mjedisit, hetime për ambalazhimin e ujit

Lajme
Kalo në kategori