Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në institucionet kosovare, krijimi i një prokurorie të veçantë, tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, ishin disa prej kërkesave që presidenti i Serbisë i bëri publike të premten. Por disa prej tyre po vlerësohen absurde dhe të pazbatueshme nga njohës të zhvillimeve politike dhe sigurisë në Kosovë.
Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës.
Por një ditë më parë, vet Aleksandar Vuçiq kërkoi vet kthimin e tyre në pozitat që mbanin.
E, këtë paraqitje të Vuçiqit, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka quajtur skenë teatrale.
Ajo ka kërkuar të shtunën nga Perëndimi që të reagojnë ndaj retorikës së tij armiqësore.
“Faktorëve ndërkombëtarë u bëjmë thirrje të dënojnë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura qasjen, sjelljen dhe gjuhën agresive dhe armiqësore të Aleksandar Vuçiqit karshi Republikës së Kosovës”, ka thënë Donika Gërvalla, ministre e Jashtme e Kosovës.
Ndër të tjera, Vuçiq kërkoi gjithashtu edhe krijimin e një Prokurorie të veçantë, e cila sipas tij, do të bënte “ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimin e pronës dhe rrezikimin e integritetit trupor” të serbëve.
Por, në sytë e njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë, kjo po konsiderohet absurde.
“Kjo është absurditet sepse askund në botë nuk lejohet që një shtet të formojë institucione brenda një shteti tjetër, ndërsa këto kërkesat e tjera për kthimin në institucione, mbajtjen e zgjedhjeve dëshmojnë se politika e tij ka qenë katastrofale kur iu kanë thënë serbëve të dalin nga institucionet dhe në këtë aspekt, unë besoj që ky është një tjetër dështim i politikës serbe, normalisht në dëm të serbëve të Kosovës”, është shprehur Milazim Krasniqi, profesor universitar.
Sipas Krasniqit, zgjidhja më e mirë për ekzekutivin kosovar mbetet thirrja për kthim te Marrëveshja e Brukselit për integrimin e serbëve.
“Qeveria jonë do duhej mobilizuar shumë për ta kthyer debatin te pika e marrëveshjes së Brukselit dhe për të nisur një proces të integrimit të serbëve brenda institucioneve, ajo nuk mund të vihet në kontekst sepse është e nënshkruar nga dy palët dhe në këtë aspekt, ka hapësirë manovruese për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ndër kërkesat e Vuçiqit ishte edhe largimi i Policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimi i serbëve në drejtorinë rajonale të këtij institucioni.
Por nga njohës të sigurisë, kjo po vlerësohet e papranueshme.
“Vet fakti që punonjësit e policisë, gjyqtarët, prokurorët, kryetarët e komunave kanë qenë në funksion, nuk është e pamundur në aspektin ligjor kushtetues që të kthehen por këta janë larguar me direktiva e kërcënime të Vuçiqit. Në këtë kuptim është e papranueshme në momente të caktuara që Vuçiq i bie pishman ose ka politika të caktuara që Kosova t’i përgjigjet direktivave të një shteti fqinj. Ka një rend, ka rregull të gjërave. Ne jemi shtet sovran. Nuk mund të luajmë me agjendat e një shteti e aq më pak me një shtet luftënxitës”, ka thënë Valdet Hoxha, njohës i sigurisë.
Krahas kërkesave, Vuçiq ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, ashtu që të plotësohen këto kërkesa.
Pak minuta para se ai t’i bënte publike kërkesat e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive me trupat e shqiptarëve, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës.
Por, Kurti deklaroi se Kosova është më e fortë se kurrë më parë dhe se nuk trembet nga kërcënimet./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp