LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët, takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel dhe paralajmërimet për grevë në arsim – top lajmet e javës

Kërkesa për traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët, takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel dhe paralajmërimet për grevë në arsim – top lajmet e javës

Gjatë javës që po lëmë vendin e ka vizituar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ku gjatë vizitës së tij dy ditore u theksua ideja për një traktat për mbrojtje të përbashkët.

Të enjten u zhvillua në Bruksel takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim ky që përfundoi pa marrëveshje.

Ndonëse kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevë, për shkak siç thonë të mos përmbushjes së kërkesave tyre nga Qeveria e Kosovës.

Vizita e presidentit Begaj në Kosovë dhe kërkesa e Osmanit për traktat për mbrojtje të përbashkët

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën ishte për vizitë zyrtare në Kosovë, në vizitën e tij të parë jashtë vendit prej kur është zgjedhur president.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Begaj është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ndërkaq është deklaruar rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, dialogut me Serbinë, etj.

Osmani pas takimit me homologun e tij të Shqipërisë, në një konferencë për media ka propozuar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve, përcjell Telegrafi.

Kosova kërkoi traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët, dialogu me Serbinë dhe çështja e sigurisë në rajon – gjithçka nga vizita e presidentit të Shqipërisë
Lexo po ashtu Kosova kërkoi traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët, dialogu me Serbinë dhe çështja e sigurisë në rajon – gjithçka nga vizita e presidentit të Shqipërisë

Presidentja po ashtu tha se ky është një propozim i kamotshëm i saj. Osmani u shpreh se është koha që të bëjnë hapa të duhur në këtë drejtim që të mbrohet siguria e dy shteteve.

Ndërkaq, presidenti Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Begaj gjatë një konference për medie, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Shqipëria do ta mbështesë vendin tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtar.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se Aleanca mbetet një garancë e paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Begaj.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejt që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e rajonit”, përfundon Begaj.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Takimi nuk ishte fare i lehtë” – deklarata e Borrellit pas përfundimit të takimit Kurti – Vuçiq  

 Nga orët e mëngjesit të enjten janë mbajtur takimet bilaterale e tripalësh në Bruksel në nivel të lartë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar ndaras me shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndërsa më pas kanë mbajtur edhe takim trepalësh në të cilën takim nuk pati përshëndetje e shtrëngim duarsh.

Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë
Lexo po ashtu Kurti-Vuçiq nuk përshëndeten mes vete, Borellit i mbetet dora e shtrirë

Në ndërtesën ku po mbahej takimi ka qenë i pranishëm edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Pavarësisht takimeve, të enjten nuk u arrit marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas përfundimit të takimeve, në orët e mbrëmjes Qeveria e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të 18 gushtit në Bruksel

Nga ekzekutivi kanë bërë të ditur se janë diskutuar dy tema. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes, ndërsa e dyta për çështjen aktuale politike e të sigurisë.

Sipas njoftimit, kryeministri ka thënë se marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohja reciproke të jetë në qendër. Ndërsa, ka prezantuar disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë”.

“Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë.

Ndërkaq, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se nuk është arritur marrëveshje sa u përket çështjes së targave dhe dokumenteve për hyrje-dalje në kufi.

Në një konferencë për media të mbajtur në Bruksel, Borrell ka thënë se takimi nuk ishte fare i lehtë dhe as i rregullt, pasi ka ardhur si rezultat i tensioneve të krijuara në veri të vendit.

Ai ka deklaruar nuk do të dorëzohet dhe se ende ka kohë deri më 1 shtator, kur do të hyjë në fuqi vendimi i Kosovës për reciprocitet për targa dhe dokumente hyrje-dalje.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

“Takimi i sotëm nuk ishte normal, pra i rregullt. Së bashku me përfaqësuesin Lajçak, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës. Ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e të dy liderëve në kërkim të zgjidhjes në mirëbesim për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit”, është shprehur ai para mediave, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, për takimin Kurti-Vuçiq dhe dialogun ka reaguar edhe SHBA, duke bërë thirrje që të vazhdohet dialogu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën.

“Nga ajo që dimë është se bisedimet po vazhdojnë. Ne, në partneritet me BE-në po e ndjekim me kujdes dhe inkurajojmë të dyja palët që të shfrytëzojnë dialogun në mënyrë efektive dhe u sugjerojmë palëve që të vazhdojnë dialogun”, tha Price.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Uashingtoni e përkrah në tërësi dialogun dhe tha se është me rëndësi që të dyja palët të shfrytëzojnë këto bisedime në mënyrë efektive, duke përsëritur qëndrimin e Uashingtonit se atë duhet të “çojnë përpara diskutimin për normalizim marrëdhëniesh që ka në qendër premisën e njohjes së ndërsjellë”.

Price tha se zyrtari i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar krahas ambasadorit të SHBA-së në BE, Mark Gitenstein janë duke i vëzhguar diskutimet nga afër në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken është i angazhuar personalisht.

“Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. E kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër këto bisedime. Ju siguroj që këto bisedime e kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Ambasadori ynë në BE është një nga zyrtarët që po e vëzhgon këtë nga afër. Por, ka zyrtarë të lartë që edhe këtu në Uashington po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje me të cilën vetë Sekretari Blinken është angazhuar personalisht prej një kohe të gjatë. Ky është një prioritet që përfshinë gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, deklaroi ai.

SBASHK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti   

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka thënë se arsimi do të hyjë në grevë të përgjithshme nga data 24 ose 25 gusht, deri në arritjen e një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.

Jasharaj po ashtu tha se Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar duke mos dialoguar me ta.

Ai po ashtu tha se në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata e arsimit dhe sektorët tjerë në kuadër të saj.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë një konference për media

“Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar, jemi të shtyrë të mbajmë grevë nga 24 ose 25 gushti. Në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata dhe sektorët tjerë”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj: Nga 24 ose 25 gushti arsimi shpall grevë të përgjithshme
Lexo po ashtu Jasharaj: Nga 24 ose 25 gushti arsimi shpall grevë të përgjithshme

Sipas tij, Qeveria i ka dyert e hapura për arritjen e një marrëveshje.

“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka ngritje të tmerrshme të çmimeve”, ka thënë ndër të tjera Jasharaj.

Më poshtë mund t’i lexoni kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

Përcaktimi i Pagës Minimale

Miratimi i Ligjit për Paga

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori