LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për emërimin e kryeprokurorit, KPK i përgjigjet Presidencës: Nuk është ‘ultimatum’, por urgjencë

Kërkesa për emërimin e kryeprokurorit, KPK i përgjigjet Presidencës: Nuk është ‘ultimatum’, por urgjencë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), vlerëson se kërkesa e tyre drejtuar presidentes Vjosa Osmani për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit është e bazuar.

Përmes një përgjigjeje për Telegrafin, nga ky institucion kanë thënë se nuk bëhet fjalë për pasaktësi në përshkrimin e fakteve dhe në paraqitjen e argumenteve, ashtu siç pretendon Presidenca.


Zgjedhja e Kryeprokurorit, Osmani e zhgënjyer me Këshillin Prokurorial: U shërbyen me informacione dhe argumente të pasakta
Lexo po ashtu Zgjedhja e Kryeprokurorit, Osmani e zhgënjyer me Këshillin Prokurorial: U shërbyen me informacione dhe argumente të pasakta

Në letrën e siguruar nga Telegrafi, Osmani po ashtu ka shprehur zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se në kërkesë janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

Por, KPK-ja i ka hedhur poshtë këto deklarime të presidentes pasi sipas tyre, në kërkesën për emërimin e kryeprokurorit është përshkruar vetëm vazhdimësia e trajtimit ligjor nëpër instancat gjyqësore, nëpër të cilat ka kaluar procesi i rekrutimit.

“KPK-ja thekson se kërkesa e saj është e bazuar dhe nuk bëhet fjalë për pasaktësi në përshkrimin e fakteve dhe në paraqitjen e argumenteve lidhur me këtë çështje, sepse aty është përshkruar vetëm vazhdimësia e trajtimit ligjor nëpër instancat gjyqësore, nëpër të cilat ka kaluar procesi i rekrutimit të Kryeprokurorit të Shtetit, i cili është atakuar nga disa kundërkandidatë në Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast pretendimet janë cilësuar si ta pabaza dhe, gjithashtu, ky proces është kontestuar edhe në gjykatat  e rregullta deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila ka refuzuar pretendimet e tilla”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Prokurorial dërguar Telegrafit.

KPK-ja ka konstatuar decidivisht në kërkesën e saj drejtuar presidentes se Kryeprokurori i Shtetit është kreu i institucionit të Prokurorit të Shtetit, me përgjegjësi për menaxhimin dhe përfaqësimin e Prokurorit të Shtetit dhe të strukturave të prokurorive të vendit dhe se caktimi i Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të shtetit ka qenë zgjidhje e përkohshme.

“Ngaqë sistemit prokurorial i nevojitet Kryeprokurori  i Shtetit me mandat dhe fuqi kushtetuese dhe ligjore për sigurimin e funksionalitetit të këtij sistemi dhe se ushtrimi i detyrave të Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtrues detyre për një kohë të gjatë mund të sjellë pasiguri në planifikimet afatmesme dhe afatgjata për institucionet prokuroriale dhe për vetë shtetin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit”.

Sipas KPK-së, kjo kërkesë nuk mund të kualifikohet si një formë e presionit, duke pasur parasysh se nga data 08.04.2022 kur është propozuar për dekretim Blerim Isufaj e deri më tani po bëhet një vit nga koha kur i është propozuar Zyrës së Presidentes.

“Andaj është kërkuar të trajtohet me urgjencë kjo çështje, gjë që është akceptuar gabimisht, duke u keqinterpretuar si ‘ultimatum’ nga zyrtarët e Zyrës së Presidentes. Në fakt, dekretimi i Kryeprokurorit të ri të Shtetit paraqitet si nevojë imediate dhe e domosdoshme dhe nuk e ka semantikën e fjalës “ultimatum”, por është evidente në kuptimin e përshpejtimit të dekretimit për krijimin e mundësisë për funksionimin e Prokurorit të Shtetit, me fuqi kushtetuese dhe ligjore”, thuhet tutje.

Këshilli Prokurorial i Kosovë ka thënë se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet e vendit për zbatimin e plotë të parimeve kushtetuese, që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe respektimin e pavarësisë së sistemit prokurorial të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori