LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa interesante e policisë për kriminelët: Rrini brenda se është ftohtë për ju e për ne!

Kërkesa interesante e policisë për kriminelët: Rrini brenda se është ftohtë për ju e për ne!

Policia e Warrensburgut në Missouri të SHBA-së iu ka kërkuar kriminelëve një favor.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ata iu thotë atyre që të shtyjnë punën e tyre kriminale për disa ditë.


Arsyeja? Është tepër ftohtë jashtë, madje edhe për rojet.

“Po kërkojmë një favor (të paktën për tre ditët e ardhshme); a mund të mbahen krimet në minimum?“, shkruajnë agjentët, përcjell gsh.

”Është vërtet ftohtë jashtë… Kështu që, ju i bëni vetes dhe neve një favor. Qëndroni brenda! Jini mirëdashës me njëri-tjetrin, shikoni kopjet e shfaqjes “Say Yes to dhe Dres” . Kemi dëgjuar nga zjarrfikësit se është një shfaqje me të vërtetë e bukur“, shkruhet në faqen zyrtare të policisë , që ka shkaktuar solidaritetin e përdoruesve të internetit.