Nisja e sotme e seancës plenare ka filluar me leximin e raportit të përgatitur nga opozita dhe mazhoranca, në përgjigje të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, dhe rrjedhimisht hapjes rrugë për arrestimin e saj.

Raporti i parë është lexuar nga demokrati Oerd Bylykbashi, ku bëri thirrje që të votohet pro arrestimit të saj, ndërsa pas tij raporti i PS u lexua nga Ulsi Manja, i cili bëri thirrje për votimin kundër, raporton Tch.


Kryeministri Edi Rama gjatë kohës së leximit të raportit të PD, është larguar nga salla, për t’u rikthyer në momentin që nisi leximi i raportit të PS.