LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e çuditshme e 24 vjeçarit nga Vlora që po vuan burgun për vrasjen e tetë familjarëve

Kërkesa e çuditshme e 24 vjeçarit nga Vlora që po vuan burgun për vrasjen e tetë familjarëve

I tmerrshmi i Selenicës, Ritvani që vrau tetë kushërinjtë e tij kërkon libra për të lexuar. Nga momenti kur u arrestua ai qëndron në një nga qelitë e paraburgimit të policisë se Vlorës.

Një burim i tha ABC News se ishte habitur kur Ritvan Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar.


Nuk ka shfaqur ndonjë preferencë, por është mjaftuar me atë që i kanë afruar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare. Të njëjtat burime i treguan ABC News se 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti.

Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë. Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ndërkohë dosja pritet të shkojë në gjykatë së shpejti. Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. Në të njëjtën kohë akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kqyrjes së kufomave.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumfishte që ai kreu. Ngjarja ndodhi në 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin tetë kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë.

Ata sapo ishin kthyer nga një drekë e përbashkët kur Ritvani mori armën dhe i vrau të gjithë një nga një, në rrugë dhe brenda në shtëpitë e tyre. Deri tani dihet që 24-vjeçari thjesht trajtohej si një njeri i rëndomtë dhe vrasja ishte hakmarrja e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori