LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet imami shqiptar në New York (Video)

Kërcënohet imami shqiptar në New York (Video)

Një xhami në Staten Island, New York City, është bërë shënjestër e disa kërcënimeve trishtuese – të gjitha këto nga një burrë i “armatosur” me një tub metalik.

Siç raporton Steve Langford, gazetari i CBS2, kur myslimanët ishin duke kryer lutjet e Ramazanit në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare, në Tompkinsville, të enjten në mbrëmje, imami ka vënë re një burrë që dukej shumë i zemëruar dhe i cili shkonte drejt tij.


“Dhe ai filloi menjëherë me mallkimet – ‘Ju myslimanët e mallkuar. Kam dëgjuar se ju jeni këtu për të na pushtuar’”, ka thënë imami, Tahir Kukiqi, transmeton Koha.net.

Familjet së bashku me fëmijët e tyre po shikonin teksa i dyshuari vazhdonte të kërcënonte në një nga xhamitë më të mëdha në Bregdetin Lindor.

“Ai filloi të bëjë edhe me gjeste – ‘Do t’ju pres. Do t’ju pres shumë keq’”, citon Kukiqi fjalët e të dyshuarit.

Kukiqi tregoi se këtij burri i ka thënë që të qetësohet, ndërsa ai mori një tub prej metali të cilin e drejtoi kah ai, transmeton Koha.net. Kukiqi po ashtu ka thënë se ky burrë e kërcënoi me vrasje.

“Jo vetëm mua, por të gjithë myslimanët”, tha imami Kukiqi.

Policia thotë se ka arrestuar Angel Mercado, 38 vjeç, adresa e të cilit është e shënuar si një shtëpi e braktisur, një bllok afër xhamisë.

Një fqinj ka njoftuar se Policia ka rrethuar shtëpinë e Mercados në mesnatën e së enjtes, menjëherë pas kërcënimeve ndaj xhamisë.

Imami, i cili ka emigruar në SHBA nga Kosova 14 vjet më parë, ka thënë se dëshiron që të gjithë – posaçërisht i dyshuari – ta dinë qëndrimin e tij në vendin e tij të dytë, Amerikën, transmeton Koha.net.

“Ne konsiderojmë se ky vend është, si të them, parajsa e Zotit në tokë”, ka thënë Kukiqi.

Akuzat kundër të dyshuarit përfshijnë posedim të armës, ngacmim të shkallës së rëndë dhe kërcënim i shkallës së dytë – krim urrejtjeje.

Policia ka thënë se i dyshuari ka një histori të vjetër kriminale.

Vitin e kaluar, Policia në Staten Island kishin arrestuar një të dyshuar për lidhje me ISIS-in, pikërisht në muajin e Ramazanit. Atë kohë, imami Kukiqi pati thënë se terroristët e ISIS-it janë të çmendur, të cilët, sipas tij, nuk mund të quhen as njerëz.

“Këta njerëz së pari sulmojnë myslimanët. Ata na bëjnë të kalojmë nëpër ndjenja të rënda dhe dhimbje. Sa herë ndodh diçka, qoftë ajo e shtënë në Teksas apo një arrestim këtu apo atje, nuk ka lejon të jetojmë në paqe. Ata njerëz janë të çmendur. Nuk mundem madje t’i quaj as njerëz”, ishte shprehur Kukiqi një vit më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori