LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi për sulm iranian ndaj Izraelit është ‘real dhe i besueshëm’, thotë Shtëpia e Bardhë

Kërcënimi për sulm iranian ndaj Izraelit është ‘real dhe i besueshëm’, thotë Shtëpia e Bardhë

Një goditje nga Irani ndaj Izraelit është një kërcënim “real dhe i besueshëm”, ka thënë Shtëpia e Bardhë, ndërsa frika për një sulm të afërt nga Teherani rritet.

Tensionet janë të larta lidhur me mundësinë që Irani të hakmerret për një sulm ajror që vrau komandantë të lartë iranianë gati dy javë më parë.

Zyrtarët amerikanë i kishin thënë CBS News, partneri amerikan i BBC-së, se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhte së shpejti, përcjell Telegrafi.


Në anën tjetër, Izraeli ka thënë se është i gatshëm “në mbrojtje dhe ofensivë”.

“Unë nuk mund të flas për madhësinë, shkallën, shtrirjen e asaj se si mund të duket ai sulm”, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

Por ai shtoi se kërcënimi iranian ishte “i zbatueshëm”, duke thënë se Uashingtoni “po e ndiqte këtë nga shumë, shumë nga afër”.

Irani mbështet Hamasin, grupin e armatosur palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme përfaqësuese në të gjithë rajonin, duke përfshirë disa – si Hezbollahu në Liban – që shpesh kryejnë sulme kundër izraelitëve.

Bujar Osmani: Në 48 orët e ardhshme mund të ndodh një konflikt i madh në Lindjen e Mesme
Lexo po ashtu Bujar Osmani: Në 48 orët e ardhshme mund të ndodh një konflikt i madh në Lindjen e Mesme

Ndryshe, presidenti Joe Biden i ka premtuar tashmë Izraelit mbështetjen “e hekurt” të vendit të tij në rast të një sulmi iranian.

Tensionet në rritje kanë bërë që vendet duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Indinë dhe Australinë të paralajmërojnë kundër udhëtimit në Izrael.

Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu ndaloi stafin diplomatik dhe familjet e tyre në Izrael të udhëtojnë jashtë qyteteve të Tel Avivit, Jerusalemit dhe Beersheba.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me anëtarët e kabinetit të tij të luftës mes paralajmërimeve.

Por disa izraelitë thanë se nuk ishin të shqetësuar për një sulm të mundshëm iranian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori