LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim për një sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia në gjendje gatishmërie

Kërcënim për një sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia në gjendje gatishmërie
Foto: Arkiv/Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje ka ndërmarrë të gjitha masat policore parandaluese në spitalet e Kosovës.

Lajmin për një kanosje e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve.


“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, ka thënë Kelani.

Ndërkaq, siç tha ai Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton çdo informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale.

“Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”, tha ndër të tjera Kelani.

Ndryshe, edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se pas një informacioni që kanë marr nga Prishtina, se mund të ketë një sulm në një nga qendrat spitalore në Kosovës, në veri i kanë ndërmarr menjëherë masat parandaluese.

Ai tha se nuk është precizuar se në cilën nga spitalet në Kosovë mund të ndodh sulmi, mirëpo ata menjëherë i kanë marrë masat e tyre.

“Nuk është precizuar se në cilën qendër spitalore mund të ndodh ndonjë sulm, pasi ky informacion që kemi marr sot vlen për të gjitha qendrat spitalore të Kosovës, e jo veç për veriun. Sigurisht që i kemi ndërmarr masat dhe në qendrat spitalore në veri, pas marrjes së këtij informacioni”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori