LAJMI I FUNDIT:

Kërcen nga pema në tavanin e autobusit, për një xhiro nëpër qytet (Video)

Kërcen nga pema në tavanin e autobusit, për një xhiro nëpër qytet (Video)

Një njeri i guximshëm që e quan vetën ‘Dying Llama’, e ka filmuar vetën teksa hidhet nga pema në autobusin dykatësh dhe më pas bën xhiro nëpër Londër.

Në videon e postuar më poshtë, shihet vetëm hija e tij, derisa ai qëndron në këmbë dhe nganjëherë shtrihet në mënyrë që të përshtatet me lëvizjen e makinës së transportit urban, transmeton Telegrafi.


Nganjëherë ai i thërret kalimtarët e rastit, të cilët ngrenë kohën dhe e shikojnë me habi.

“Mos e provoni. Shumë më e rrezikshme se që kam menduar”, ka shkruar ai në kanalin e tij në YouTube.

Megjithëse ka marrë shumë pëlqime, është kritikuar për rrezikun që ka marrë nga i cili ka mundur ta pësojë me jetë. /Telegrafi/