Keqtrajtimi i të burgosurve nga zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është vetëm një nga pikat që nënvizon raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Raporti mbi praktikat e të drejtave të njeriut, përmend kushtet e jetesës, kujdesin shëndetësor dhe keqtrajtimet që po u bëhen të burgosurve në institucionet korrektuese.
Nga Ministria e Drejtësisë deklarojnë se janë duke punuar për vendosjen e masave më të rrepta për zyrtarët korrektues. Në anën tjetër nuk e konsiderojnë si shqetësuese për vendin, publikimin e gjetjeve të tilla në sektorin e drejtësisë, pasi thonë se janë raste sporadike.
Deri në korrik, Institucioni i Avokatit të Popullit kishte pranuar pesë ankesa ndaj Shërbimit Korrektues. Të njëjtat përfshijnë një për keqtrajtim, tre për kujdesin shëndetësor dhe një për kushte çnjerëzore të jetesës.
Raporti i fundit i DASh-it citon edhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në raport me monitorimin e drejtave të njeriut në institucionet korrektuese.
“Ne si QKRMT jemi qendër referente për mekanizmat ndërkombëtarë, ku edhe raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit citon QKRMT-në në raport me monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese. Ku shumë nga gjetjet tona janë të cituara në këtë raport, duke përfshirë edhe rastet e keqtrajtimit ndaj të burgosurve. Ne gjatë monitorimit gjatë vitit 2021, kemi pasur disa raste të cilat i kemi publikuar në raportin tonë vjetor”, shprehet për KosovaPress Fatmire Haliti nga QKRMT.
Përkundër rasteve të tilla, Behgjet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut thotë se trajtimi i të burgosurve është më i mirë se në vendet e rajonit.
“Trajtimi i të burgosurve nuk është i keq, nuk është aspak më i keq se vendet e rajonit. Tash nuk mund të krahasoheni me trajtimin e të burgosurve që bëhet në Danimarkë, Norvegji dhe vendet ku ka një qëndrueshmëri edhe afatgjatë. Kosova është vend i ri e ka një shërbim që deri vonë ka qenë i menaxhuar nga ndërkombëtarët edhe tash nuk mund të flitet për pavarësimin e plotë të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, shprehet ai.
Këshilltari politik në Ministrinë e Drejtësisë, Alban Muriqi thotë se ky fenomen nuk është sistematik.
“Nuk e shohim shumë shqetësuese pasi ato janë raporte apo raste shumë sporadike. Ka mundësi dhe mekanizmat e brendshëm arrijnë t’i trajtojnë me kohë dhe t’i adresojnë me kohë. Ka pasur njerëz që janë vendosur para përgjegjësisë dhe janë ndërmarrë hetimet e nevojshme. Ne kemi parë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka cituar disa gjetje. Por, ne kemi takime me këto organizata dhe për fat të keq kemi parë që nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë evidenca dhe dëshmi për gjetjet e tyre. Më shumë janë në nivel të pohimeve dhe perceptimeve në nivel të burgjeve”, deklaron Muriqi për KosovaPress.
Muriqi thotë se janë duke punuar për të parandaluar këto raste.
“Ligji për Shërbimin Korrektues adreson disa çështje, Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ku pas miratimit në Kuvendin e Kosovës do të nxjerr udhëzime administrative për masat disiplinore ndaj personave të cilët bëjnë këso shkelje. Për stafin korrektues do të ndërmerren masa sa më të rrepta. Ministria është e përkushtuar që të shtrijë këto reforma ndaj një përgjegjësie dhe llogaridhënie për të luftuar këto fenomene”, shton këshilltari politik në Ministrinë e Drejtësisë.
Në raportin e DASh-it thuhet se kushtetuta dhe ligjet ndalojnë praktika të tilla, por ligjet zbatohen në mënyrë jokonsistente dhe ka pasur pretendime të vazhdueshme nga disa të paraburgosur për keqtrajtim nga policia dhe, në një shkallë më të vogël, nga personeli i shërbimit korrektues.
Kujtojmë se në të gjitha institucionet korrektuese janë rreth 1,500 persona./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Në vjeshtë pritet të fillojë së zbatuari plani i sigurisë në shkollat e Prishtinës

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium