LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdori pozitën zyrtare, dënohet me dy vjet burgim

Keqpërdori pozitën zyrtare, dënohet me dy vjet burgim

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate të lëshuar për medie, ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim ndaj të akuzuarit B.T. Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Aktgjykim iu është shpallur edhe të akuzuarit me inicialet H.H, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender”.


“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti  Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.T për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të akuzuarit H.H për veprën penale Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, nga neni 309 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton PTH.

B.T është dënuar me 2 vjet burgim, kurse i akuzuari H.H është liruar nga akuza.

“I akuzuari B.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite, të cilin dënim do ta mbaj pas 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

“I akuzuari H.H, në bazë të nenit 364, paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPP të Republikës së Kosovës është liruar nga akuza për veprën penale Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, nga neni 309 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, bënë të ditur Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori