LAJMI I FUNDIT:

Keqbërësit ia ndezin maces fishekzjarrin e lidhur për qafe (Foto)

Keqbërësit ia ndezin maces fishekzjarrin e lidhur për qafe (Foto)

Louise Craggs nga një klinikë veterinarie në Sheldon të Anglisë, e ka treguar rastin e një maceje të braktisur, e cila ka marrë lëndime të konsiderueshme, nga një fishekzjarr i kapur për qafe.

Nuk dihet kush janë keqbërësit, të cilat ia kanë vënë kafshës mjetin ndezës dhe më pas kanë shikuar reagimet, transmeton Telegrafi.


Veterineri është duke e shëruar macen, të cilës është dashur t’i amputohet njëra këmbë si pasojë e lëndimeve të pashërueshme.

“Me afrimin e kohës së festave, këto raste mund të jenë më të shpeshta, sepse është koha kur ndizen më së shumti mjetet piroteknike”, ka thënë Craggs.

Policia po bën hetime për identifikimin dhe ndalimin e atyre, si dhe parandalimin e rasteve të tilla. /Telegrafi/

macja-mbeti-me-lendime-pasi-i-ndezen-fishekzjarrin-e-lidhur-per-qafe-foto-2

macja-mbeti-me-lendime-pasi-i-ndezen-fishekzjarrin-e-lidhur-per-qafe-foto-3