Erdhi sezoni më i larmishëm i vitit dhe momenti kur është me rëndësi që të bëni pedikyr dhe të bëni gati këmbët tuaja për këpucët pranverore më të çmendura dhe më të bukura, transmeton Telegrafi.

espadrila


Espadrila Mendojmë që asnjë model nuk ka shënuar çdo sezon pranverë/verë sa espadrilat. Zgjidhni modele të stofit të cilat kanë sholla tape dhe ndonjë dyzen kul si p.sh. tufnicë apo vija elegante dhe të mëdha marinari, ndërkaq i bartni me xhinset që i preferoni dhe me bluzë të thjeshtë të bardhë.

atlete pranverore

Atlete pranverore Modele të cila mund t’i bartni edhe në punë. Ngjyrat që do të dominojnë? E po, e bardha, por në vend që të shëtisni si të gjithë me atlete të bardha, ju zgjidhni atlete neon apo me lule.

platformë

Platformë Këpucët e këtilla nga lëkura e butë dhe me ngjyrë të ngrohtë portokalli apo në dyzen të pazakonshëm ju garantojnë dy gjëra: që ditën do ta kaloni në modele të rehatshme të cilat do të tërheqin shikimin e njerëzve përreth me ngjyrën dhe cilësinë që kanë.

romake

Romake të rrafshëta, gjysmë të thella Romake të thella kanë pushuar të jenë në trend, duke ua lënë vendin modeleve më të shkurtra nga lëkura e hollë dhe me motive bukura.

baletane

Baletane me majë e me shirita Ky është model i përsosur për kombinime afariste dhe kokteje të pasditeve.

espadrila me taka te rrafshta

Espadrila me taka të rrafshëta e të trasha Edhe një favorit i shumë disenjatorëve ka pushtuar një numër të madh blogeresh.

atlete sportive

Atlete sportive Në saje të tendencave të reja në botën e dizajnit, oferta aktuale është e madhe dhe fantastike, andaj atletet mund të duken njësoj atraktive si çdo sandale tjetër!

sandale me rrripa

Sandale me rripa përreth këmbëve E pra, ky është model i përsosur për të dalë jashtë shtëpie, mirëpo kini kujdes të blini ndonjë model i cili ka pjerrësinë dhe taken e mirë që nuk do t’ju lodhë dhe do të mund të kaloni disa orë duke shëtitur. /Telegrafi/