LAJMI I FUNDIT:

Këpucë të vogla apo pantallona për kukulla, gjërat e çuditshme të blera pa dashje në internet (Foto)

Këpucë të vogla apo pantallona për kukulla, gjërat e çuditshme të blera pa dashje në internet (Foto)

Ata që blejnë përmes internetit, duhet të shikojnë me kujdes se çfarë përmasa i kanë mallrat e përzgjedhura dhe jo vetëm të fokusohen te çmimet.

Duke menduar se kanë gjetur gjëra të lira dhe të përshtatshme, disa e kanë bërë menjëherë porosinë, por ajo çfarë iu arriti në shtëpi ishte e pazakontë, transmeton Telegrafi.


Dikujt i kanë arritur këpucë shumë të vogla, pantallona për kukulla, apo edhe një karotë të vizatuar.

Një tjetër që ka blerë atlete të përdoruara, mbeti i befasuar nga brekët që i kishte futur në to, pronari i mëhershëm.

Më poshtë mund të shihni disa nga rastet më ekstreme, ndërsa iu rekomandohet të bëni kujdes kur blini përmes internetit. /Telegrafi/