LAJMI I FUNDIT:

Kenia njofton zyrtarisht se ka njohur Kosovën shtet

Kenia njofton zyrtarisht se ka njohur Kosovën shtet

Ministria e Punëve të Jashtme e Kenias ka njoftuar zyrtarisht se sot ky shtet e ka njohur Kosovën.

Në njoftim thuhet se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në vitin 2010.

“Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit”, ka njoftuar Ministria e Jashme e Kenias përmes një postimi në platformën  “X”.


Tutje në njoftim thuhet se Presidenti i Kenias William Ruto, ka pritur sot më pallatin shtetëror në Nairobi, Behgjet Pacolli, i dërguar special të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Njohja nga Kenia është e para për Kosovën në katër vjetët e fundit.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte i pari që njoftoi për njohjen e vendit nga Kenia, para se presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, të konfirmonte zyrtarisht se ka pranuar njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

“Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ruto të dërguar zyrtarisht pak më parë në Presidencë”, shkroi Osmani në Facebook.

Të mërkurën në mbrëmje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i falënderon Osmanin dhe Pacollin për rolin e tyre, “krahas edhe të gjithë atyre që kontribuuan në këtë arritje”.

Pacolli, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, shkroi në Facebook se njohja u bë “në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme” më 26 mars. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Drejtësi
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Politikë
Nëna lajmëron në polici se vajza e saj është zhdukur në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Nëna lajmëron në polici se vajza e saj është zhdukur në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Kronika e Zezë
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kalo në kategori