LAJMI I FUNDIT:

Kenia heq vizat për të gjithë vizitorët nga e mbarë bota, tani edhe kosovarët mund ta vizitojnë këtë shtet afrikan

Kenia heq vizat për të gjithë vizitorët nga e mbarë bota, tani edhe kosovarët mund ta vizitojnë këtë shtet afrikan

Qytetarët nga e mbarë bota, përkatësisht nga të gjitha shtetet anembanë globit, përfshirë edhe Kosovën, do të mund të udhëtojnë pa viza për në Kenia.

Kjo është e ditur nga presidenti i këtij vendi William Ruto, i cili njoftoi se nga janari të gjithë që kanë dëshirë ta vizitojnë këtë vend nuk do të kenë nevojë për viza, transmeton Telegrafi.


Ruto dhe qeveria e tij kanë zhvilluar një platformë digjitale për t’u siguruar që të gjithë vizitorët do të kenë autorizim elektronik në vend se të kenë nevojë për aplikim të vizës.

“Më nuk do të ketë nevojë asnjë person nga cilido vend i botës të aplikojë për vizë që të vijë në Kenia”, tha ai në një fjalim që e mbajti në Nairobi, ku është shënuar 60-vjetori i pavarësisë nga Britania e Madhe.

Ruto prej kohësh ka avokuar për udhëtim pa viza në kontinentin afrikan. Në një konferencë të mbajtur në tetor në Kongo, ai tha se vendet afrikane nuk do të duhej të kërkonin viza për ta vizituar Keninë nga viti i ardhshëm.

Industria e turizmit luan rol jetësor në ekonominë e Kenias, duke ofruar plazhe të bukura për pushime përgjatë brigjeve të Oqeanit Indian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori