LAJMI I FUNDIT:

Keni probleme me urinimin gjatë natës? Provoni këshillat e urologut për të bërë një gjumë të mirë

Keni probleme me urinimin gjatë natës? Provoni këshillat e urologut për të bërë një gjumë të mirë
(Foto: Pexels)

Urinimi natën është një fenomen normal, por frustrues që shfaqet më së shumti te meshkujt e moshuar, por mund të tregojë edhe një problem serioz shëndetësor.

Më shpesh, shkaku kryesor konsiderohet të jetë prostata, e cila e kalimin e moshës mund të rritet dhe shumë meshkuj ngrihen të paktën një herë në natë për të shkuar në tualet për shkak të saj.


Një urolog amerikan ka dhënë këshilla se si meshkujt mund të ndalojnë veten nga zgjimi në mes të natës për të shkuar në tualet. Miliona meshkujve në botë u prishet gjumi të paktën një herë në natë për ta përdorur banjën, duke vuajtur nga një gjendje që mjekët e quajnë nokturia.

Dr Edward (Ted) Schaeffer, nga Universiteti Northëestern në Chicago të Illinoisit ka thënë se ky shqetësim gjatë natës shkaktohet nga zmadhimi i zakonshëm i prostatës që ushtron presion mbi fshikëzën urinare.

A keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje dhe fërgëllima të këndshme derisa urinoni? Shkenca i ka dy përgjigje të çuditshme
Lexo po ashtu A keni pyetur ndonjëherë përse ndieni rrëqethje dhe fërgëllima të këndshme derisa urinoni? Shkenca i ka dy përgjigje të çuditshme

Mos pini ujë para se të shkoni në shtrat

Urologu thekson se duhet të kemi kujdes për sasinë e ujit që pimë pak para gjumit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga nokturia.

“Nëse rritni marrjen e lëngjeve, do të keni rritje të urinës. Mos pini dy gota ujë menjëherë para gjumit”, këshillon ai, transmeton Daily Mail.

Mos pini alkool para se të shkoni në shtrat

Ajo që pini mund të jetë po aq e rëndësishme sa kur e pini, pasi disa pije do të kenë veti natyrale diuretike që do të thotë se do ta bëjnë trupin tuaj të prodhojë më shumë lëngje dy deri në katër orë më vonë.

Schaffer thotë se kafeina është gjithashtu një diuretik natyral dhe do t’ju bëjë të prodhoni më shumë lëngje me kalimin e kohës. Ai tha se madje u kërkon pacientëve të shkruajnë se çfarë pinë dhe sa urinojnë më pas.

Mbathni çorape të larta deri në gju

Dr Schaeffer rekomandon gjithashtu që burrat me ndonjë shenjë të këmbëve të ënjtura duhet të veshin çorape deri në gju gjatë gjumit. Mbajtja e lëngjeve është gjithashtu një nga arsyet pse shumë njerëz duhet të urinojnë gjatë natës.

Prostata e rritur: Simptomat dhe si shërohet
Lexo po ashtu Prostata e rritur: Simptomat dhe si shërohet


Pse meshkujt me kalimin e moshës kanë probleme me fshikëzën

Pothuajse të gjithë meshkujt, në një moment të jetës së tyre, do të preken nga problemet urinare – pohon Dr Schaeffer.

Kjo lidhet me arkitekturën e trupit mashkullor në lidhje me traktin urinar dhe ndryshimet në organizëm që ndodhin me moshën e meshkujve.

Uretra – ose tubi që nxjerr urinën dhe spermën jashtë trupit – kalon drejtpërdrejt në mes të prostatës.

Por, prostata – e cila është përgjegjëse për krijimin e një pjese të spermës – zmadhohet gradualisht te meshkujt ndërsa plaken.

Mjekët nuk janë të sigurt pse ndodh kështu, por thonë se mund të lidhet me luhatjet në nivelet e hormoneve.

Më pas, prostata e rritur ushtron presion mbi uretrën, duke e detyruar fshikëzën të punojë më shumë për të shtyrë urinën jashtë trupit.

Kjo, nga ana tjetër, zvogëlon aftësinë e saj për ta mbajtur urinën dhe rrit rrezikun e urinimit më të shpeshtë, përfshirë edhe natën.

Me kalimin e kohës, burrat e moshuar gjithashtu kanë nivele më të ulëta të hormonit ADH para gjumit, duke e bërë organizmin e tyre të prodhojnë më shumë urinë gjatë natës dhe duke rritur frekuencën e urinimit.


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori