LAJMI I FUNDIT:

I keni duart dhe këmbët të ftohta edhe kur është vapë? Cili është shkaku dhe si ta zgjidhni këtë problem në vetëm disa minuta!

I keni duart dhe këmbët të ftohta edhe kur është vapë? Cili është shkaku dhe si ta zgjidhni këtë problem në vetëm disa minuta!

Nëse po pyesni “pse duart dhe këmbët e mia janë të ftohta”, ky është shkaku – do të habiteni!

Ekziston një arsye e pazakontë për duart dhe këmbët e ftohta edhe gjatë ditëve të verës, por dhe një mënyrë e thjeshtë për ta zgjidhur këtë problem, transmeton Telegrafi.


Nëse nuk keni një problem shëndetësor që kërcënon qarkullimin e gjakut, ose sëmundjen e tiroides, ju tashmë jeni “të shëndetshëm”, por ekstremitetet tuaja janë akoma të ftohta, ka mundësi që problemi të jetë në frymëmarrjen tuaj.

“Duart dhe këmbët e ftohta janë të zakonshme te njerëzit që nuk marrin frymë siç duhet. Kur merrni frymë shumë shpejt ose shumë fort, ngushtohen enët e gjakut dhe për këtë arsye më pak oksigjen arrin qelizat në trup nëpërmjet qarkullimit të gjakut.

– Frymëmarrja shumë e shpejtë, e çrregullt, gjithashtu çliron shumë dyoksid karboni, prandaj hemoglobina nuk lëshon oksigjen me shpejtësinë e zakonshme”, thotë eksperti i frymëmarrjes, Patrick McEwen.

Kjo më së shpeshti do t’u ndodhë njerëzve që marrin më shumë frymë nëpërmjet gojës sesa nëpërmjet hundës.

“Pjesa e sipërme e gjoksit merr frymë më shpejt nëpërmjet gojës, të cilën e provova edhe vetë. Kam konstatuar se duke marrë frymë me hundë, kam arritur të ngroh duart dhe këmbët më shpejt”, thotë Patrick.

Frymëmarrja nëpërmjet hundës, e ngadaltë dhe e barabartë, e përqendruar në marrjen dhe nxjerrjen e frymëmarrjes, duhet të japë rezultate shpejt kur bëhet fjalë për duar dhe këmbë të ftohta.

Provoni ushtrimet më të mira të frymëmarrjes që do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju lirojnë nga stresi në të njëjtën kohë!

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori