Kremoze, e ftohtë dhe e ëmbël – kjo është ajo që duhet të shijojë akullorja. Por nga vjen shija e saj në të vërtetë? Cilat janë më të preferuarat? A ka akullore pa gluten? Për të gjitha këto mund të informoheni duke lexuar këtë artikull.
Akullorja është deserti më i kërkuar për të na dhuruar freski në stinën e verës. Ajo është një produkt i ngrirë i qumështit i përbërë nga përzierja dhe përpunimi i duhur i kremës dhe produkteve të tjera të qumështit, së bashku me sheqer dhe aromë, me ose pa stabilizues ose ngjyrë, dhe me përfshirjen e ajrit gjatë procesit të ngrirjes. Kur përzihet dhe ngrihet, rreth 50% e vëllimit të akullores janë flluska të ajrit.
Recetat e para për këtë ëmbëlsirë rrjedhin nga Kina e lashtë ku ishte zakoni që të përzihen akulli dhe qumështi, ndërsa Evropianët këtë desert e kanë kuptuar më vonë nga arabet në shekullin e 17. Një nga vendet e para për të shërbyer akullore për publikun e gjerë në Evropë ishte Café Procope në Francë.
Sipas hulumtimeve të kryera tregohet se edhe përkundër shumë shijeve dhe shtesave të cilat gjatë kohës janë krijuar, edhe më tutje më e adhurueshme është akullorja nga vanilja, ndërisa si shtesë më së shumti përdoren dredhëza dhe çokollata.
Ku mund të gjej akullore pa gluten?
Për të gjithë ju që jeni intolerant ndaj glutenit, nëse vërtet doni ta freskoni veten me shije fantastike, provoni akulloret pa gluten të brendit të njohur Coop e cila ofrohet në Super Viva.
Një ndër ato që ju dhurojnë një shije të parezistueshme është Coop Spagnola, ajo është një akullore vanilje me një kombinim të përkryer të lëngut të qershisë, po ashtu në të përmban edhe fruta qershie të freskëta. Edhe shumë lloje tjera që ja vlen të cekën janë: akullore me çokollatë, me limon, me kafe etj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre