Ai di se si të tërheqë vëmendjen.

Dhe Olly Alexander me siguri bëri që të gjithë sytë të ktheheshin nga ai kur u shfaq me një këmishë të gjatë dhe me një kapele të guximshme në edicionin e 27-të të ndarjes së çmimeve, ‘Critics Choice Awards 2022’ në Los Angeles të dielën.


Ylli i "It's A Sin", 32 vjeç, i cili humbi çmimin për aktorin më të mirë, tregoi ndjenjën e tij tërheqëse të stilit në një këmishë prej sateni, ngjyrë mustardë me një detaj zbavitës rreth qafës, kopsave dhe mëngëve.

r1

Olly i mbajti të hapura pullat e këmishës për të shfaqur trupin e tij të tonifikuar teksa rrezatonte në fotografi.

Ai e shoqëroi veshjen me një palë xhinse të zeza dhe çizme të gjata.

r2

Këngëtari, i cili njihet edhe me nofkën Years & Years, tregoi trupin e tij të tonifikuar në veshje - duke mbajtur pelerinën e tij të madhe pas vetes, ndërsa pozonte.

Olly kishte vënë një palë vathë me tela argjendi me një detaj me perla - duke i shtuar pamjes së tij unaza të shumta argjendi dhe një gjerdan të hollë me perla.

r3

Olly u nominua për çmimin “Aktori më i mirë në një serial të kufizuar ose film i krijuar për televizion” për paraqitjen e tij në “Its A Sin”, përpara se Micheal Keaton i Dopesick të merrte trofeun.

Ai luajti rolin e Ritchie Tozer në dramën e Channel 4, e cila gjithashtu mori një nominim në kategorinë “Seriali më i mirë i kufizuar” – çmim të cilin seriali “Mare of Easttown” i HBO-së e mori në shtëpi.

r4

Edicioni i 27-të i çmimeve ‘Critics Choice Awards’ u organizua nga Taye Diggs dhe Nicole Byer dhe u zhvillua në Hotelin Fairmont Century Plaza në Century City, Kaliforni - ndërsa një tapet i kuq u zhvillua gjithashtu në The Savoy, në Londër.

Çmimet ‘Critics Choice’ fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin më 9 janar, por u shtynë për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 për shkak të variantit omicron.

r5

Data e re bie ndesh me një tjetër shfaqje të madhe të çmimeve, BAFTA Awards 2022, e cila gjithashtu u zhvillua më 13 mars - me një mori fytyrash të famshme të pranishme në të dyja ceremonitë. /Telegrafi/

r6

r7