Është duke u zhvilluar ndeshja miqësore e futbollit mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kjo ndeshje është duke u mbajtur në Stadionin "Letzigrund" të Cyrihut në Zvicër.


Për ta parë nga afër këtë lojë, të pranishëm kanë qenë shumë shqiptarë nga diaspora.

Në mesin e publikut nuk po mungojnë edhe fytyrat publike.

Është këngëtari Seldi Qalliu, ai i cili ka publikuar një video në InstaStory, ku ka treguar po përcjell nga afër ndeshjen mes dy kombëtareve.

Si i rritur në Shqipëri, këngëtari Qalliu tregoi se edhe po bën tifo për Kombëtaren e Shqipërisë.

b1 1

Reperi Mozzik gjithashtu është në tribunën e fansave të ndeshjes po ndjekin lojën.

Ai ndodhet në Cyrih i shoqëruar nga e dashura e tij, Loredana Zefi, gjersa të dy së bashku po bëjnë tifo për Kosovën.

b2 1

Mopzzik duket se është një fans i madh i futbollistit kosovar, Milot Rashica.

Ndërkohë, nga ekrani, ndeshjen po e ndjek edhe këngëtari Blero, i cili përmes postimeve të bëra në InstaStory, ka treguar se po mbështet të dy ekipet. /Telegrafi/

b3 1