LAJMI I FUNDIT:

KEMM shpallë konkurs për storjet më të mira gazetareske

KEMM shpallë konkurs për storjet më të mira gazetareske

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) ka shpallur konkurs për storjet më të mira gazetareske nga sfera e shoqërisë, jetës sociale, me fokus në përparimin e të drejtave të njeriut dhe promovimit të të drejtave sociale të kategorive të kufizuara në shoqëri.

Nga KEMM thonë se shpallja publike është e hapur për të gjitha mediumet dhe gazetarët profesional, të cilët kanë publikuar storje në mediat në Maqedoni në periudhën mes 01 qershor të vitit 2017 deri më 01 qershor të vitit 2018.


“Përmbajtjet e dërguara duhet t’i përmbushin kriteret për veprimtari gazetareske autentike dhe analitike nga interesi më i gjerë publik i cili i përmbush standardet etike gazetareske, nëpërmjet përkushtimit të autorit për punë të përpiktë ndaj përpunimit të temës”, thuhet në shpallje.

Nga KEMM shtojnë se tre vendet e para do të shpërblehen me të holla. Më shumë informacione për konkursin e KEMM mund të gjeni këtu./Telegrafi/