LAJMI I FUNDIT:

I kemi pyetur beqarët: Si e dini që femra do të jetë e mirë në krevat?

I kemi pyetur beqarët: Si e dini që femra do të jetë e mirë në krevat?
shutterstock

Disa përgjigje gjithsesi do t’ju befasojnë

“Femrat të cilat kanë tatuazhe, tek unë janë treguar më të mirat në krevat dhe aventuriere të mëdha. E di që kjo nuk është e thënë të jetë patjetër kështu, mirëpo ato femra disi janë paksa të liga”.

“Nëse ka të lidhur shallin, e di që do të jetë argëtuese edhe në shtrat”, transmeton Telegrafi.


“Femrat të cilat mendojnë si meshkuj, në përgjithësi janë ato që kërkohen, po ashtu edhe në dhomën e gjumit. Ato dinë çka duan dhe nuk turpërohen të kërkojnë atë që duan”.

“Nëse di në mënyrë suptile të flirtojë dhe të më eksitojë, kjo shpeshherë është treguar si gjë e mirë, sepse vajzat e tilla kanë qenë të shkëlqyeshme në krevat”.

“Nëse puth mirë, e di që do të jetë e mirë në krevat”.

“Tek unë kjo kurrë nuk ka treguar vetëm një faktor, por disa sish. Mënyra se si flet, lëvizjet e saj… Gjithmonë kjo do të ishte ajo ndjenja kur jam me të që do të jetë mirë…”

“Femrat të cilat flasin haptas për seksualitetin dhe për përvojat e veta, zakonisht janë ato të cilat i plotësojnë të gjitha standardet e mia nën çarçafë”. /Telegrafi/