LAJMI I FUNDIT:

Kemi dështim të komunikimit publiko-privat në harmoni me interesat ekonomike

Kemi dështim të komunikimit publiko-privat në harmoni me interesat ekonomike

Kryetari i sapozgjedhur i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se ligjet e fushës ekonomike në Kosovë duhet të formulohen përmes konsultave publike dhe dialogut publiko-privat.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në vitet e fundit ka dështim të plotë të komunikimit publiko-privat. Sa iu përket sfidave të të bërit biznes në Kosovë, Rukiqi ka përmendur tri prej tyre: informalitetin, fuqinë punëtore dhe problemet me energji elektrike.

“Epoka e re”: Z. Rukiqi, cilat janë objektivat e juaja për mandatin që keni marrë si kryetar i OEK-ut?


Rukiqi: Ne duhet ta shohim gjendjen reale në sektorin privat dhe mundësitë që ka ekonomia jonë, natyrisht që këtë duhet shikuar barazi me atë çfarë po ndodhë në ekonomitë globale. Janë tri çështje që do të përpiqemi t’i adresojmë si Odë Ekonomike e Kosovës. Pra, për të plotësuar një hendek që e shoqëron ekonominë dhe vendimmarrjen tonë që lidhet me mostrajtimin e duhur të ekonomisë, në veçanti të sektorit privat. Tri objektivat kryesore janë: Rritja e eksportit ose promovimi i eksportit do të ndikojë në rritën e punësimit. Po ashtu, angazhimi ynë do të jetë se çfarë duhet të ndërmerret që të ndryshojë sistemi i edukimit në raport me nevojat e tregut të punës. Pastaj, ekonomia digjitale, pra aspektet e digjitalizimit të ekonomisë në sektorin privat, është jo vetëm trend, por edhe nevojë, duke ditur se jemi njerëzit me penetrimin më të lartë në internet. Po ashtu, shoqërimin e mekanizmave të ndryshme që ofron ekonomia digjitale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori